Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Përfaqësueses së Kosovës në kategorinë femrave dhe asaj të Moldavisë në kuadër të grupmoshave U17, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2023.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara, “Dardanet” e reja e kanë shkatërruar Moldavinë me rezultat të thellë 9:0, raporton TV Malisheva.
Vashat e Kosovës U17 i nisën në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikimet drejt këtij Evropiani, i cili po zhvillohet në Shqipëri.
Golat për skuadrën e Sanije Krasniqit i shënuan Alba Shabani (2′, 17′, 22′, 78′), Shenarta Bela (28′ dhe 53′), Rita Feka (15′), Elona Paci (70′) dhe Aurora Mulliqi (74′).
Përballja e radhës për “Dardanet” e reja do të jetë këtë të premte kundër Maqedonisë së Veriut, kurse të hënën do të zhvillojnë ndeshjen kundër Shqipërisë.
/TV Malisheva