Boksieri kampion ukrainas, Oleg Prudky, i cili ishte në forcat speciale të policisë së Ukrainës, vdiq duke mbrojtur vendin e tij, raportojnë mediat vendase.
Prudky, i cili u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare, përfaqësoi Ukrainën si një boksier gjatë gjithë karrierës së tij, përcjell TV Malisheva.
Prudky, i cili nuk është boksier profesionist, ka fituar dy kampionate kombëtare.
Një herë ai luftoi në Ligën Botërore të Boksit gjysmë-profesionist me ekipin Otamans të Ukrainës .
Prudky ishte i martuar dhe kishte dy vajza.