Përmes një komunikate, Ballkani e ka bërë zyrtare largimin e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi nga klubi.
Me akord të dyanshëm, kampioni i Kosovës e ka pranuar kërkesën e Nexhipit që mos ta vazhdojë qëndrimin në klub.
“Në koordinim të dyanshëm, klubi e ka pranuar kërkesën e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi, që për shkaqe familjare, nuk mundet të vazhdojë qëndrimin e mëtutjeshëm në Kosovë”, shkruhej në komunikatën e Ballkanit.
Po ashtu, Ballkani e bëri të ditur se klubi do të jetë gjithmonë një shtëpi e hapur për Nexhipin.
/TV Malisheva