Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90′ minutave lojë në stadiumin “Selman Stërmasi”, kampioni shqiptar, Tirana e ka mposhtur 3:2 skuadrën e Laçit,.

Golat për Tiranën i shënuan Florent Hasani (minuta e 6′ dhe 22′) dhe Bruno Lulaj në minutën e 45′, kurse golat për Laçin i shënuan Saliou Guindo (minuta e 56′) dhe Serxho Ujka (minuta e 90+4′).

Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja mes Vllaznisë e Partizanit, në të cilën nuk kishte fitues.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, ku golin për Vllazninë e shënoi Bekim Balaj në minutën e 8′, ndërsa për Partizanin golashënues ishte Da Silva në minutën e 2′.

Rezultatet finale:

KF Tirana 3:2 Laçi

Vllaznia 1:1 Partizani /TV Malisheva

Share.