Sezoni 2022/23 i Superligës së Kosovës në basketboll do të përfundojë nesër me derbin mes Trepçës dhe Pejës.

Nesër me fillim nga ora 20:00 palestra e sporteve “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e super përballjes mes Trepçës dhe Pejës, ndeshja kjo e pestë finale e “PlayOff-it”.

Ndeshja e nesërme do ta përcaktojë kampionin e këtij edicioni në Superligë, pasi që në serinë e finaleve rezultati është i barabartë 2:2.

Të dy skuadrat e synojnë titullin e parë pas plot 10 vitesh, prandaj pritet një përballje e zjarrtë në parketin e “Minatorit”.

E enjte

20:00 Trepça – Peja (Palestra Minatori)

/TV Malisheva

Share.