Ballkani sot është nisur për në Turqi.

Skuadra nga Theranda sot ka udhëtuar për në shtetin e Turqisë atje ku do të vazhdojë fazën përgatitore për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan KosovaPress.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Gjithashtu, klubi nga Theranda ka njoftuar se në Turqi do ti zhvillojnë 4 ndeshje miqësore, për të cilat do të njoftoheni me kohë.

Share.