Kanadaja autorizoi sot tregtimin me kushte të antiviralit remdesivir, i përdorur në trajtimin e pacientëve të prekur rëndë nga COVID-19.
“Ministria e Shëndetësisë autorizon, me kushte, përdorimin e remdesivirit”, njoftoi Ministria, duke specifikuar se ky është ilaçi i parë i autorizuar për trajtimin e COVID-19.
“Ky antiviral është i autorizuar për trajtimin e pacientëve që kanë simptoma të rënda të COVID-19 dhe pneumonisë, si edhe kanë nevojë për oksigjen shtesë për t’i ndihmuar ata të marrin frymë”, shtoi Ministria në një deklaratë, raporton ALSAT
Këta pacientë duhet të jenë mbi 12 vjeç dhe të peshojnë të paktën 40 kilogramë.
Sipas saj, remdesivir do të përdoret vetëm në mjediset e kujdesit shëndetësor, ku pacientët mund të monitorohen nga afër.