Kanadaja njoftoi sot nënshkrimin e një marrëveshjeje me grupin suedezo-britanik “AstraZeneca” për të blerë deri në 20 milionë doza të vaksinës së tyre kandidate kundër COVID-19.

“Me kompaninë “AstraZeneca”, Kanadaja ka garantuar qasje minimale në 174 milionë doza të vaksinave të mundshme për të mbrojtur kanadezët dhe për të shpëtuar jetë”, tha Anita Anand, ministrja e Shërbimeve Publike dhe e Prokurimit, raporton ATSh.

Kanadaja tashmë ka nënshkruar marrëveshje me kompanitë farmaceutike “Novavax”, “Johnson & Johnson”, “Pfizer”, “Moderna”, “Sanofi” dhe “GSK”.

Ajo, gjithashtu, është zotuar të investojë rreth 220 milionë dollarë (141 milion euro) në mekanizmin e vendosur nga OBSH-ja për lehtësimin e qasjes ndaj vaksinës antiCOVID-19 të vendeve të varfra.

Share.