Tani kur po afrohet data e dorezimit të listave të subjekteve politike për kandidatë të mundshëm për Kuvend të Kosovës, po duket që edhe këtu duhet të ketë kompromise
Nga Lidhja Demokratike në Malishevë , si kandidatë të mundshëm po i shohin dy kandidatë nga kjo degë, po kush mund të jenë kandidatët potencial për të garuar ?
Bajrush Hoti si kryetar i degës sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë për faktin se mendon të jetë në zgjedhjet komunale kandidat për kryetar komune nga ky subjekt .
Rrahim Morina- Kryesues i Kuvendit Komunal besohet se ka ambicje për të garuar për faktin se llogaritet se vjen nga bastioni me i madh i elektoratit të LDK-së, së Malishevës. Rrahim Morina ka një karrierë të gjatë në këtë subjekt, është asmbleisti që ka fituar në të gjitha garat për kuvend komunal, po ashtu Morina njihet për një frymë të mirëfilltë opozitarizmit në Malishevë . Morina mund të jetë kandidatë shumë serioz në këtë garë .
Sami Kafexholli, ish kryetar i LDK-së në Malishevë, Ka qenë kandidat për kryetar komune nga LDK në zhedhjet lokale. Edhe Kafexholli mund të jetë kandidat i mudshëm për deputet edhe pse ka qenë në garë para dy vite dhe kjo ndoshta mund të zbeh garën e tij për deputet
Sali Morina – ish deputet llogaritet që ka qenë kandidatë i mundshëm po sot ka njoftuar që është tërhequr nga gara, ku është emruar në KQZ, duket që ka qenë një kompronis për tërhjeqje nga gara
Fatah Rudi – figurë e rëndësishme e LDK-së, në Malishevë është kandidat i mundshëm për kuvend, po ndoshta që kandididimin e tij e zbeh fakti që vjen nga rrethi që llogaritet që ka shumë pak elektorat të LDK-së .
E tëra kjo do të shihet se kush mund të jetë kandidat në ditën e dorëzimit të listave në KQZ.