Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Bajrush Hoti, mbrëmë në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar fshatin Balincë, shkruan TV Malisheva.

Hoti nga afër ka dëgjuar hallet dhe problemet e tyre dhe pakënaqësitë e banorëve me qeverisjet e deritanishme.

Ndërsa, ka bërë me dije se nga ky fshat i ka ardhur mbështetja për programin qeverisës.

“Edhe këtu shumë probleme, mungesë e infrastrukturës,e ujit të pijes e shumë të tjera. Kryetari në ardhje Bajrush Hoti i siguroj se ne do të qeverisim në të mirë të qytetarëve, dhe se këto probleme gjejnë zgjidhje vetëm nga qeverisja jonë komunale”, shkruan Hoti në Facebook, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Në mbrëmje, kandidati jonë z.Bajrush Hoti i shoqëruar nga bartësi i listës Labinot Gashi, takuan banorët e fshatit Balincë, ku dëgjuan hallet dhe problemet e tyre dhe pakënaqësitë e banorëve me qeverisjet e deritanishme.

Edhe këtu shumë probleme, mungesë e infrastrukturës,e ujit të pijes e shumë të tjera.

Kryetari në ardhje Bajrush Hoti i siguroj se ne do të qeverisim në të mirë të qytetarëve, dhe se këto probleme gjejnë zgjidhje vetëm nga qeverisja jonë komunale.

Balinca i dha mbështetje programit qeverisës të Kryetarit Bajrush Hoti dhe LDK-së.

Nga Balinca, Izet Kastrati është kandidat për asamble komunale, të cilin Balinca do ta mbështes dhe do të jetë e përfaqësuar në asamblenë komunale.

MALISHEVA PËR TË GJITHË

160 LDK BAJRUSH HOTI

30 Izet Kastrati /TV Malisheva

Share.