Ekrem Kastrati i Nisma Socialdemokrate në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të fushatës zgjedhore mbrëmë ka vizituar fshatin Gurvardh, shkruan TV Malisheva.
Kastrati përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka shkruar se Gurbardhi është një nga bastionet e tyre më të fuqishme.
Në fund, kandidati i Nisma Socialdemokrate ka bërë me dije se më 17 tetor do të shënojnë një fitore të madhe, për të vazhduar mirëqeverisjen e tyre.
Ja shkrimi i tij:
Gurbardhi është një nga bastionet tona më të fuqishme, që përmes pritjes masive që mbrëmë na bëri, tregoi qartë se e vetmja alternativë për këtë fshat heroik, është NISMA Socialdemokrate dhe numri 119.
Me përkrahjen e madhe të fshatit Gurbardh, si dhe me mbështetjen që po marrim anekënd komunës së Malishevës, është e sigurt që më 17 tetor do të shënojmë një fitore të madhe, për të vazhduar më pas me mirëqeverisjen tonë për Malishevën Urbane.
#Voto119 #PërMalishevënUrbane /TV Malisheva