Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka thënë se Banja dhe Drenoci i kanë dhënë mbështetje të madhe për këto zgjedhje, shkruan TV Malisheva.
Ai madje ka thënë gjithashtu se në këto fshatra edhe pritja ishte madhështore, derisa ka bërë me dije se në çdo fshat, lagje e familje NISMA është alternativa më bindëse.
“Pritja madhështore në Drenoc e Banjë dhe mbështetja entuziaste që po na bëhet në çdo fshat, lagje e familje është dëshmi e qartë se NISMA është alternativa më bindëse për të qeverisur mirë e mbarë edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar”, shkruan ai.
Ja shkrimi i tij:
Dy bastionet tona të fuqishme, fshatrat Banjë dhe Drenoc, na dhanë përkrahje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 17 tetorit.
Pritja madhështore në Drenoc e Banjë dhe mbështetja entuziaste që po na bëhet në çdo fshat, lagje e familje është dëshmi e qartë se NISMA është alternativa më bindëse për të qeverisur mirë e mbarë edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
#Voto119 #PërMalishevënUrbane /TV Malisheva