Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të fushatës zgjedhore mbrëmë ka vizituar fshatin Dragobil, shkruan TV Malisheva.

E, për këtë vizitë, Kastrati përmes një postimi në profilin ka thënë se ky fshat i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme.

“Jam tejet i lumtur që bashkëqytetarët tanë në këtë fshat të respektuar tashmë kanë vendosur që më 17 tetor të votojnë për Nismën Socialdemokrate dhe numrin 119”, shkruan ai në Facebook.

Ja postimi i tij:

Dragobili mbrëmë na bëri një pritje të jashtëzakonshme, duke i dhënë përkrahje të fuqishme projektit tonë të madh për Malishevën Urbane.

Jam tejet i lumtur që bashkëqytetarët tanë në këtë fshat të respektuar tashmë kanë vendosur që më 17 tetor të votojnë për Nismën Socialdemokrate dhe numrin 119.

#Voto119 #PërMalishevënUrbane /TV Malisheva

Share.