Kandidati i Nisma Socialdemokrate që synon kreun e të parit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjeve Matoshi dhe Hysenaj, raporton TV Malisheva.
Kastrati pas këtij takimi, ka thënë se projekti i tij për Malishevën Urbane po merr mbështetje të madhe, përcjell TV Malisheva.
Madje, ai ka paralajmëruar se më 17 tetor do të shënojnë edhe një fitore madhështore në Malishevë.
Ja postimi i Kastratit:
Projekti ynë për Malishevën Urbane po merr mbështetje të madhe ngado që po shkojmë.
Në masë të madhe përkrahje për Nismën Socialdemokrate po rritet në qytetin e Malishevës, dhe dëshmia më e mirë për këtë është kjo pritje e ngrohtë që na bënë lagjet Matoshi dhe Hysenaj.
Me përkrahjen e tyre dhe mbështetësve tanë nëpër Malishevë, më 17 tetor do të shënojmë një fitore madhështore të Nismës me numër 119.
#Voto119#PërMalishevënUrbane /TV Malisheva