Kandidati për Kuvend Komunal nga radhët e PDK-së për fshatin Drenoc, Mustafw Krasniqi, ua ka kujtuar bashkëvendasve të tij se si subjekti i Nismws kishte shpërdoruar një investim të madh në fushën e kulturës dhe sportit në këtë fshat.
Krasniqi thotë se gjatë qeverisjes për 8-vite qeverisja aktuale asnjeherë nuk kishte interesim dhe angazhim institucional për rregullimin e mirëqenies së banorëve të fshatit Drenoc.
Ja shkrimi i tij:
Të dashur bashkëvendas të fshatit Drenoc, po shpalos një arsye te fuqishme pse vota e Drenocit duhet të jetë “karton i kuq” politik ndaj qeverisjes së Nismas!
Gjatë qeverisjes për 8-vite ky pushtet asnjeherë nuk kishte interesim dhe angazhim institucional për rregullimin e mirëqenies së banorëve të fshatit, i vetmi interesim i tyre ishte vetem gjatë fushatave zgjedhore!
Bashkëvendasit e mi duhet ta kujtojnë ne këtë kohë fushate, që pikerisht Nisma dhe struktura e saj qendrore dhe ajo këtu e fshatit së bashku me kandidatet e tanishëm të saj per kuvend komunal, ua kan mohuar një projekt të gatshëm kapital ne fushën e kultures dhe sportit, konkretisht projektin e Sallës së Sportit, që kapte vleren 500.000 euro, investim ky qe vinte nga pushteti qendror i qeverisë, i miratuar edhe në Parlament si projekt për investime kapitale!
Mundësi te tilla investive Drenocit i vijnë rrallë dhe humbja e mundësive të tilla nuk duhët të kaloj heshturazi!
Me plotë të drejtë ua shtroj pyetjen të dashur bashkëvendas: A e meritojnë partitë dhe individ të tyre të cilët i shperdoruan mundesitë për investime në fshat dhe të njejtit të kerkojnë votë në këtë fshat?!
#PDK177
#BashkëPërDrenocin
#mustafëkrasniqi24 /TV Malisheva