Debat i ashpër është zhvilluar në Malishevë ndërmjet kandidatëve për deputet i cili është zhvilluar në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”.

Kandidati nga koalicioni AAK – PSD, Fatmir Shurdhaj e ka akuzuar PDK-në se e ka shkatërruar shtetin.

Më pas Halit Krasniqi, ja kujton Shurdhajt se si në fushatat PDK-së i quante anëtarët e Nismës , piratë.

Edhe kandidatja e Vetëvendosjes Jetmira Vrenezi e ka fajësuar PDK-në se ka shkaktuar shtetin.

“Ju e keni shkatërruar shtetin e Kosovës, çka keni bërë ju për Malishevën”, ka thënë Vrenezi.

Ndërkohë Halit Krasniqi i PDK-së ju është kundërpërgjigjur duke thënë se partia që i takon e ka shpallur pavarësinë dhe e ka ndërtuar vendin.

Krasniqi ka thënë se familjar të krerëve të Vetëvendosjes i kanë shërbyer UDB-së serbe.

“Nënkryetarja e Albin Kurtit është e bija e UDB-shit që ka persekutuar shqiptarët. Me megafon dalshin në protestë djemtë e “udabashëve”, tash çohen e nderojnë flamurin e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Share.