Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut, Taulant Kelmendi, u ka bërë thirrje qytetarët që të dalin e të votojnë.

Pasi ka votuar ai ka thënë se të gjithë ata që kanë të drejtë vote duhet që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatin që mendojnë se është më i miri.

“Unë hyra dhe e shfrytëzova të drejtën time qytetare votova, dhe shpresoj dhe bëj thirrje te të gjithë qytetarët me të drejtë vote me dal dhe me votuar kandidatin për të cilin ata mendojnë se është më i mirë për ta”, tha ai.

Që të tria komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.

Nga stacionet policore, kontejnerët që do të përdoren si qendra votimi në zgjedhjet e së dielës në veri, janë shpërndarë nëpër terren.

Objekte të tilla janë vendosur në 13 lokacione në katër komunat me shumicë serbe.

/TV Malisheva

Share.