Kandidati i Lëvizjes Vetevendosj për kreun e të parit të Malishevës, Alban Krasniqi, mbrëmë ka vizituar banorët e fshatrave Bubavec dhe Llazicë, shkruan TV Malisheva.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, thotë se, vullneti i këtyre banorëve ngjashëm si i gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës është shumë i madh për ndërrimin e mendësisë qeverisëse.

Ai në fund, ka theksuar se ashtu siç fituan në zgjedhjet e 14 shkurtit, të njëjtin rezultat do ta kenë edhe në këto zgjedhje, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Sonte takuam banorët e fshatrave Bubavec dhe Llazicë që me prezencën e tyre në takime dhe me entuziazmin e treguar na dhanë zemër dhe forcë që të angazhohemi parreshtur drejtë ndryshimit të madh në Malishevë.

Vullneti i këtyre banorëve ngjashëm si i gjithë qytetarëve të komunës tonë është shumë i madh për ndërrimin e mendësisë qeverisëse e ajo çka po na thotë terreni në përgjithsi në komunën e Malishevës, është frymëzim për ne dhe është tregues i qartë se 17 tetori do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur. Ashtu siç bëmë me 14 shkurt të njëjtën do ta bëjmë edhe me 17 tetor. Komunës së Malishevës do t’ja kthejmë dinjitetin dhe qytetarëve shpresën.

#BashkëQeverisim

#144AlbanKrasniqi

#25AsmanKryeziu

#16BajramBytyqi /TV Malisheva

Share.