Kandidati i VV-së për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar fshatrat Damanek e Qypevë, shkruan TV Malisheva.
Krasniqi thotë se në këto fshatra kanë prezantuar disa nga pikat më kryesore të programit.
“Bashkë me bartësin e Listës sonë Veton Zogaj, kandidatin për asamble mësuesin Bardhyl Krasniqi dhe asamblistin aktual Luan Kryeziu, takuam një pjesë aktivistësh dhe mbështetësish, pranë të cilëve folëm për problemet që ballafaqohen si lokalitet. Mes tjerash, prezantuam disa nga pikat më kryesore të programit tonë”, shkruan ai.
Ja shkrimi i Krasniqit:
Në Damanek e Qypevë aty ku gjithherë është frymë fitoreje!
Bashkë me bartësin e Listës sonë Veton Zogaj, kandidatin për asamble mësuesin Bardhyl Krasniqi dhe asambleistin aktual Luan Kryeziu, takuam një pjesë aktivistësh dhe mbështetësish, pranë të cilëve folëm për problemet që ballafaqohen si lokalitet. Mes tjerash, prezantuam disa nga pikat më kryesore të programit tonë.
Vazhdojmë së bashku për të mirën e vendit! /TV Malisheva