Kandidati i VV-së për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, ditën e djeshme ka vizituar dy klubet e futbollit 16 Qershorin dhe Top Besa, shkruan TV Malishevës.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, thotë se të dy klubet përkundër sfidave, problemeve, financiare e infrastrukturore po korrin suksese të jashtëzakonshme dhe po nxjerrin në dritë talente dhe talent të jashtëzakonshëm.

Ndërsa, ai ka treguar se ndër prioritet e tij është edhe ndërtimi i stadiumit të ri të futbollit, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i Krasniqit:

Dje kam vizituar dy klubet e futbollit 16 Qershorin dhe Top Besa që edhe përkundër sfidave, problemeve, financiare e infrastrukturore po korrin suksese të jashtëzakonshme dhe po nxjerrin në dritë talente dhe talent të jashtëzakonshëm.

Nga trajnerët e këtyre dy klubeve Zymer Telaku, Liridon Telaku dhe Alban Krasniqi u informova për sukseset dhe të arriturat si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen klubet e tyre. Vetem një punë me pasion dhe vullnet shumë të madh sepse për ndryshe do të ishte e pamundur të arrish suksese kaq të mëdha kur ke parasysh problemet e shumta dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen.

Prioritet i yni do të jetë:

  • Ndërtimi i stadiumit të ri të futbollit
  • Ndihma materiale dhe financiare për organizatat dhe klubet sportive
  • Në bashkëpunim me bizneset gjetja e sponsorëve që ndihmojnë financiarisht klubet tona sportive
  • Ndërtimi i terreneve të reja sportive, fushave multifunksionale
  • Mbështetja e klubeve sportive për pjesëmarrje në gara kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Ndarja e çmimeve vjetore për sportistët e dalluar. /TV Malisheva

Share.