Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka thënë se duhet të vazhdojnë t’i ndjekin Manchester Cityn dhe Liverpoolin në luftën për titull.

City dhe Liverpooli arritën lehtë t’i fitojnë ndeshjet e para, derisa Tottenahmi deri në momentet e fundit nuk arriti ta mposhtë Aston Villen.

“Sezonin e kaluar, ishim afër tyre deri në janar, pastaj ata u larguan shumë. Duhet të jemi të sigurt që të kemi një fillim të mirë. Liverpooli dhe City janë para neve, mirëpo do të mundohemi t’i ndjekim aq sa mundemi”, deklaroi ai.

Share.