Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Herolind Ademi.
Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës bëjnë të ditur se Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë me propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
“Ju njoftojmë lidhur me rastin e kanosjes ndaj të dëmtuarit-gazetarit H.A., ashtu që ndaj të pandehurit, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë me propozim për caktimin e masës së paraburgimit, në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, sipas KPRK-së”, bëhet e ditur.
/TV Malisheva