Reperi Kanye West ka organizuar një festë në Las Vegas për albumin e tij të ri dhe ftoi mysafirët që të dëgjonin një këngë ku flet për martesën me Kim Kardashian.

44-vjeçari shpërtheu në lot në mes të festës sepse kënga e titulluar “Welcome to My Life” thuhet se përshkruan jetën e tij personale.

Teksti duket se i referohet divorcit me 40-vjeçaren dhe krizat që kanë pasur në marrëdhënie, thotë një burim për The Sun.

Gjithashtu Kanye e përshkruan shtëpinë në të cilën ka jetuar me Kim si një “burg”.

“Është në këngë shumë e thellë, e trishtë për Kanye, në të cilën ai reflekton për martesën me Kim. Ai flet për fëmijët dhe përmend atë që merr gjithçka. Pasi luajti këtë këngë, ai u ndal për dy minuta dhe qau. Ishte shumë i zymtë”, është shprehur burimi. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 4757