Kombëtarja shqiptare barazoi dje 1-1 përballë Islandës, duke e mbyllur në vendin e fundit në fushatën e Ligës së Kombeve.
Golit të Ermir Lenjanit, islandezët iu kundërpërgjigjën në minutën e 7 të shtesës, duke barazuar rezultatin dhe duke vulosur ndeshjen në 1-1.
Pas këtij barazimi zhgënjyes lojtarët e Kombëtares shkuan drejt tifozëve kuqezi, por këta të fundit nuk i kanë mirëpritur duke i fërshëllyer.
Portieri Etrit Berisha u mundua t’i qetësonte, por tifozët nuk e kanë ndryshuar mendimin e tyre, duke mos pranuar lojtarët.
Rezultatet e dobëta në dy ndeshjet e fundit duket se i ka lënë një shije të hidhur mbështetësve që ishin në stadium./TV Malisheva