Burimet e Top Channel bëjnë me dije se 2 ton e 200 kg kokainë janë kapur në Kosovë.

Operacioni siç bëjnë me dije u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, me sinjalizimin e DEA-s amerikane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia, e cila ka lejuar që kamioni të shkojë te porositësit. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.

Sipas ABC News, kamioni ka qenë i mbushur me mish dhe i është vendosur çipi nëpër kontejner. Gjithnjë sipas kësaj medie, sasia e sekuestruar është 400 kg e jo 2.2 ton. Kontejneri u ngarkua në kamionin me tabela 01 263 OD në Portin e Durrësit.

Policia shqiptare kishte dy muaj që priste për një sasi të tillë pasi ishte sinjalizuar nga DEA. Sekuestrimi i këtij kamioni u bë nga Policia e Kosovës.

Kamioni me kokainë u kap në Lipjan

Kamioni kishte 15 ditë që kishte mbërritur në portin e Durrësit, ndërsa Policia e Shqipërisë po priste vendin se ku do të shkonte kjo porosi, e cila u sekuestrua nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme. Sipas ABC News, kamioni barte 400 kg kokainë.

Pritet të ketë paraqitje për media nga Policia e Kosovës në orën vijuese./TV Malisheva

 

Share.