Patrullat e Policisë Kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit – Zhegër, kanë intensifikuar patrullimet dhe aktivitetet patrulluese e hetimore me qëllim parandalimin e dukurive të kundërligjshme në kufi.
Si rezultat i angazhimeve policore, sot rreth orës 12:30, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen një automjet furgon pa targa, i drejtuar nga një mashkull kosovar i cili përmes rrugëve ilegale kishte hyrë në vendin tonë nga territori i Maqedonisë.
Autoritetet policore kufitare edhe përkundër tentativës së drejtuesit të automjetit për t’iu shmangur ndalimit policor, kanë arritur ta ndalojnë në fshatin Kabash të Vitisë.
Gjatë kontrollit në automjetit është gjetur mall i kontrabanduar, 108 pako me gjithsej 3000 kilogramë mish i kuq me prejardhje nga Brazili.
Rasti është trajtuar nga patrulla e Policisë Kufitare dhe Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës.
/TV Malisheva