Dy shqiptarë janë arrestuar në Kroaci pasi janë kapur me 11 kilogram heroinë.

Mediat kroate bëjnë me dije se ata janë arrestuar më 10 janar, ndërsa heroina kap vlerën në treg rreth gjysmë milion euro.

Shqiptarët identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije e kishin fshehur drogën në makinë por ishte qeni i policisë që e zbuloi.

Bëhet e ditur se dy shqiptarët ishin futur në Kroaci nga kufiri me Malin e Zi./TV Malisheva

Share.