Tani që Porsche 911 Turbo është lansuar, ka nisur të shfaqet edhe një tjetër makinë me përformancë të lartë.
Gjatë kësaj jave, është kapur duke u testuar në pistën e pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, modeli i ri Porsche 911 GT3, që nuk e kishte asnjë shtresë kamuflazhi.
Në kapakun e pjesës së përparme, shihet një hapje e madhe, që i ka dy hapësira për ajrosje, për dallim nga modeli aktual që e ka vetëm një të gjatë. Për nxjerrjen e gazrave, janë vendosur dy gypa me përmasa të mëdha në mes të pjesës së pasme.
Rrotat kanë disqe të fuqishme për frenim, derisa në pjesën e pasme shihet një krah gjigant, që do t’i ndihmojë të qëndrojë sa më poshtë, kur është në shpejtësi të lart.
Brenda pritet ta ketë një motor më të fuqishëm se sa GT3 i tanishëm që prodhon 500 kuaj fuqi, pasi në modelin e ri pritet të jetë motori me 550 kuaj fuqi. /Tv Malisheva