Kapiteni i Çekisë Marek Suchy është paraqitur në konferencë përpara mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” për të folir në prag sfidës ndaj Kosovës, raporton Gazetasheshi.com.

Suchy ka deklaruar se Kombëtarja e tij ka ardhur për fitore në Prishtinë.

“Presim që ta zhvillojmë një lojë ashtu siq dëshirojmë dhe mos të ndikohemi nga asgjë. Secila lojë është shumë e rëndësishme. Ne kemi ardhur për fitore dhe duam fitore”, ka thënë Marek Suchy.

“Kosova e ka një sulm shumë cilësor dhe duhet të jemi te kujdesshëm pasi mund të na ndëshkojnë”, shtoi Marek Suchy.

31-vjeçari luan në Gjermani me Augsburgun.

Share.