Deeney nuk pranoi të kthehej në stërvitje kur Premierliga nisi Projektin Rifillimi, duke shpjeguar shqetësimin kryesor të tij i cili është shëndeti i djalit të tij, i cili ka lindur para kohe dhe ka probleme me frymëmarrjen, por tani do të ribashkohet me shokët e tij të skuadrës javën e ardhshme.

“Unë vetëm thashë që nuk do kthehesha për javën e parë”, i tha Deeney CNN Sport, pasi klubet e Premierligës miratuan unanimisht rikthimin në stërvitjet me kontakt.

“Njerëzit menduan se nuk do të kthehem më kurrë”.

Deeney gjithashtu ngriti shqetësime për sasinë disproporcionale të vdekjeve të koronavirusit për komunitetet tjera. /Tv Malisheva

Share.