Karim Benzema i ka dhënë fund aventurës së tij me Kombëtaren e Francës.

Lajmin e ka dhënë vet sulmuesi, një ditë pas finales së Kupës së Botës ndërmjet Francës dhe Argjentinës, transmeton TV Malisheva.

“Bëra përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenar për këtë! Unë kam shkruar historinë time dhe ajo po merr fund këtu.”, ka thënë Benzema.

Kujtojmë se sulmuesi i Real Madridit u lëndua pak para nisjes së Kampionatit Botëror dhe nuk luajti asnjë ndeshje, edhe pse javët e fundit u raportua se ishte rikuperuar.

Marrdhënja e tij me trajnerin Didier Deschamps raportohet se është thyer.

Share.