Presidenti i Parmës, Kyle Krause ka njoftuar se Gigi Buffon ka zgjatur kontratën dhe do të vazhdojë të luajë deri në moshën 46-vjeçare.

Portieri veteran u kthye në ish-klubin e tij në verën e kaluar pas përfundimit të kontratës me Juventusin. Ai kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare me “Gialloblu”, por tani është ajo është zgjatur edhe për një sezon tjetër, përcjellë TV Malisheva.

Presidenti i Parmës Krause konfirmoi në një konferencë për shtyp sot se fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006 ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me ekipin e Serisë B deri në qershor 2024. Buffon ka më shumë paraqitje në historinë e Serisë A (657) dhe ka fituar dhjetë tituj me Juventusin.

44-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në Serie B këtë sezon, duke pësuar po aq gola dhe duke mbajtur tetë herë portën e paprekur.

Share.