Sot, përmes aktiviteteve të ndryshme, janë përkujtuar dëshmorët dhe heronjtë e kombit, Ibrahim Mazreku, Ejup Kryeziu, Milaim Beha dhe Kujtim Krasniqi, ndërsa këtë ditë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka quajtur një “datë, që na kujton jo vetëm rënien, por edhe heroizmin e dëshmorëve dhe heronjve tanë, të cilët ishin motiv për luftën tonë, që amanetin e tyre për liri ta qojmë deri në fund”.
Kështu është shprehur kryetari Kastrati, me rastin e shënimit të Ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët në Malishevë, e cila mban emrin e heroit dhe dëshmorit, Ibrahim Mazreku. Në shënimin e ditës së shkollës, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, drejtor të drejtorive komunale, personeli arsimor i shkollës, nxënës, prindër dhe qytetarë të shumtë.
Në këtë shënim të ditës së shkollës, edhe përgjegjësja e arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, ka folur për heroizmin e dëshmorëve dhe për kontributin të gjithëve që kanë dhënë për shkollën shqipe, deri në ditët e sotme.
Më pas, janë bërë nderime dhe homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë më 2 Qershor të vitit 1999, Ibrahim Mazreku, Milaim Beha, Ejup Kryeziu dhe Kujtim Krasniqi, në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë, aty ku pushojnë trupat e tyre.
/TV Malisheva

