Sot janë mbushur 23 vjet qëkur mjeku dhe humanisti Shpëtim Robaj ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile, shkruan TV Malisheva.

E, për këtë përvjetor, kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka shkruar se doktor Shpëtimi ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut.

“Sot u bën 23 vjet nga rënia e doktorit dhe humanistit dëshmor, Shpëtim Robaj, që ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, për të dhënë një kontribut të madh në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile”, shkruan Kastrati, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Sot u bën 23 vjet nga rënia e doktorit dhe humanistit dëshmor, Shpëtim Robaj, që ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, për të dhënë një kontribut të madh në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile.

Lavdi jetës dhe veprës të doktorit të luftës, Shpëtim Robaj! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!

Ekrem Kastrati /TV Malisheva

Share.