Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vazhduar aktivitetet e tij në kuadër të fushatës zgjedhore, shkruan TV Malisheva.
Kastrati gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Fshatin e Ri, nga ku ka thënë se ky fshat gjithmonë i gatshëm për t’i dhënë një fitore të madhe Nismës Socialdemokrate.
“Në takimin e mbrëmshëm, Fshati i Ri e rikonfirmoi gatishmërinë dhe mobilizimin e madh për të votuar numrin 119 dhe projektin tonë Për Malishevën Urbane”, shkruan Kastrati, përcjell TV Malisheva.
Ja postimi i Kastratit:
Fshati i Ri, si gjithmonë i gatshëm për t’i dhënë një fitore të madhe Nismës Socialdemokrate në zgjedhjet e 17 tetorit.
Në takimin e mbrëmshëm, Fshati i Ri e rikonfirmoi gatishmërinë dhe mobilizimin e madh për të votuar numrin 119 dhe projektin tonë Për Malishevën Urbane.
#Voto119#PërMalishevënUrbane /TV Malisheva