Kandidati për kryetar të komunës së Malishevës nga Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka thënë se fushata e Nismës do të jetë shumë demokratike, e arsimuar dhe profesionale, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se fushata e Nismës do të jetë ashtu siç e meriton qytetari i Komunës së Malishevës.
“Besoj se do të keni rastin ta shihni se do të jetë një fushatë shumë demokratike, shumë e arsimuar, shumë profesionale dhe me veti që e meriton qytetari i komunës sonë”, ka thënë Kastrati.
Nisma Socialdemokrate qeveris për dy mandate radhazi në Komunën e Malishevës. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: