Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vazhduar aktivitetet në teren edhe gjatë ditës së sotme.

Kastrati me bashkëpunëtorët e tij vizituan njësinë operuese në Malishevë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, shkruan TV Malisheva.

Me këtë rast, Kastrati ka bërë me dije se furnizimi me ujë i qytetarëve të komunës së Malishevës është prioriteti ynë kryesor.

Ja shkrimi i tij:

Furnizimi me ujë i qytetarëve të komunës së Malishevës është prioriteti ynë kryesor

Sot vizituam edhe njësinë operuese këtu në Malishevë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor“, ku bashkë me trupën drejtuese të këtij institucioni diskutuam për çështjen e furnizimit me ujë, një nevojë imediate për të gjithë fshatrat e komunës së Malishevës.

Çështja e furnizimit me ujë për qytetarët e komunës së Malishevës duhet të zgjidhet sa më parë, dhe ne si qeverisje e Nismës do të vijojmë angazhimin edhe në mandatin e ardhshëm në mënyrë që të krijojmë mundësitë që sa më parë të kyçim edhe fshatrat e mbetur në ujësjellës, në mënyrë që furnizimi me ujë për të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës të jetën një çështje e zgjidhur.

Edhe në mandatin e tretë si qeverisje e Nismës me shumë përkushtim do të punojmë që të shfrytëzojmë të gjitha alternativat vetëm e vetëm që qytetari i komunës së Malishevës të jetë mjaftueshëm i furnizuar me ujë. /TV Malisheva

Share.