Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kastrati përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka treguar se mbrëmë për vizitë kanë qenë në fshatin Bardh, raporton TV Malisheva.

Ai shprehet se fshati Bardh ka vendosur për fitoren e madhe të Nismës pa balotazh.

“Fshati Bardh i vendosur për fitoren e madhe të Nismës pa balotazh. Në takimin që sonte kishim me banorët e këtij fshati, veç entuziazmit e mikpritjes, tek ta pamë edhe një vendosmëri të madhe për të votuar numrin 119 në zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel”, shkruan Kastrati.

Ja shkrimi i tij:

Fshati Bardh i vendosur për fitoren e madhe të Nismës pa balotazh

Në takimin që sonte kishim me banorët e këtij fshati, veç entuziazmit e mikpritjes, tek ta pamë edhe një vendosmëri të madhe për të votuar numrin 119 në zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel.

Faleminderit përkrahësve tanë në Bardh për këtë unitet, vendosmëri e përkushtim që së bashku të vazhdojmë të realizojmë edhe shumë projekte për të mirën banorëve të këtij fshati, pa dallim.

Voto 119 /TV Malisheva

Share.