Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, nga radhët e NISMA-s, Ekrem Kastrati, ka vizituar së bashku me bashkëpunëtorët e tij fshatin Burim.

Kastrati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se që kur kjo parti qeverisë me Malishevën, këtij fshati i është kthyer fokusi i përkrahjes komunale përmes projekteve konkrete, përcjell TV Malisheva.

“Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në fshatin Burim, ku pamë nga afër investimet e shumta që qeveria komunale e drejtuar nga partia jonë ka bërë në këtë fshat. Që kur NISMA Socialdemokrate qeverisë me Malishevën, fshatit Burim i është kthyer fokusi i përkrahjes komunale përmes projekteve konkrete”, shkruan Kastrati në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në fshatin Burim, ku pamë nga afër investimet e shumta që qeveria komunale e drejtuar nga partia jonë ka bërë në këtë fshat.

Që kur NISMA Socialdemokrate qeverisë me Malishevën, fshatit Burim i është kthyer fokusi i përkrahjes komunale përmes projekteve konkrete.

Ne në Burim, kemi jetësuar këto projekte të mëdha:

Kemi ndërtuar fushën e futbollit të ShFMU “18 Prilli”

Kemi ndërtuar mbi 5450 metra rrugë moderne

Kemi ndërtuar 7350 metra kanalizim

Kemi investuar në rregullimin e memorialëve të martirëve në fshatin Burim

Kemi ndërtuar në tërësi rrjetin e ri elektrik, duke përfshirë shtyllat elektrike dhe katër trafo të reja.

Kemi përkrahur maksimalisht zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe kemi mbaruar shumë projekte tjera që lidhen direkt me rritjen e mirëqenies së qytetarëve të fshatit.

Në total, në fshatin Burim kemi bërë investime në vlerë mbi 500 mijë euro. /TV Malisheva

Share.