Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se në kuadër të fushatës zgjedhore sot gjatë ditës ka vizituar Njësinë e Zjarrfikësve në Malishevë.
Kastrati thotë se ka falënderuar përzemërsisht për gjithë për përkushtimin e tyre në ndihmë të qytetarëve të komunës, përcjell TV Malisheva.
Ndërsa, ka theksuar se do të vazhdojnë të rrisim numrin e punëtorëve, si dhe t’i realizojnë kërkesat e tyre.
“I falënderova përzemërsisht për gjithë këtë përkushtim në ndihmë të qytetarëve të komunës sonë dhe i premtova se gjatë mandatit tonë të ardhshëm, do të vazhdojmë të rrisim numrin e punëtorëve dhe t’i realizojmë kërkesat e tyre, me qëllim të një shërbimi sa më efikas për qytetarët tanë”, shkruan Kastrati, transmeton TV Malisheva.
Ja postimi i tij:
Me shumë kënaqësi isha për vizitë në Njësinë e Zjarrfikësve në Malishevë, për të bashkëbiseduar lidhur me angazhimin e madh të tyre në situata emergjente, siç janë; vërshimet, fikja e zjarreve, asistimi në rast aksidentesh, etj.
I falënderova përzemërsisht për gjithë këtë përkushtim në ndihmë të qytetarëve të komunës sonë dhe i premtova se gjatë mandatit tonë të ardhshëm, do të vazhdojmë të rrisim numrin e punëtorëve dhe t’i realizojmë kërkesat e tyre, me qëllim të një shërbimi sa më efikas për qytetarët tanë.
#Voto119 #PërMalishevënUrbane /TV Malisheva