Kandidati i Nismës Socialdemokrate, për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, është i bindur se në këto zgjedhje do të dalin fitues, shkruan TV Malisheva.

Kastrati këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook, pas një takimi që ka pasur me qytetarët e Malishevës.

“Bashkë me ta dhe mbështetës tjerë anekënd Malishevës do të rrugëtojmë bashkë, do t’i fitojmë fuqishëm zgjedhjet e 17 tetorit dhe do të punojmë sa më shumë për Malishevën Urbane”, thotë Kastrati, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i Kastratit:

Për kafen e mëngjesit sot bashkë me Valonin i takuam Fatmirin, Bekimin dhe Agronin, të cilët për asnjë moment nuk u ndalen në mbështetje të projekteve politike të Nismës Socialdemokrate.

Bashkë me ta dhe mbështetës tjerë anekënd Malishevës do të rrugëtojmë bashkë, do t’i fitojmë fuqishëm zgjedhjet e 17 tetorit dhe do të punojmë sa më shumë për Malishevën Urbane.

#VotoNISMA119#PërMalishevënUrbane /TV Malisheva

Share.