Kandidati për kryetar të Malishevës, nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka vizituar Kompaninë “LIRIMI” në Mirushë, e cila merret me ndërtime të larta, si dhe me veprimtari prodhuese, shkruan TV Malisheva.
Kastrati ka treguar se kjo kompani serioze ka mbi 20 vite të funksionimit dhe numëron rreth 100 punëtorë, më ç’rast ka ndikuar direkt në zhvillimin ekonomik të Malishevës.
Kandidati i NISMA-s thekson se në e tretë do të angazhohen fuqishëm në përkrahjen e sektorit privat në Malishevë.
Ja shkrimi i tij:
Sot, isha për vizitë në Kompaninë “LIRIMI” në Mirushë, e cila merret me ndërtime të larta, si dhe me veprimtari prodhuese, me theks të veçantë në përpunimin e thasëve të letrës.
Kjo kompani serioze ka mbi 20 vite të funksionimit dhe numëron rreth 100 punëtorë, më ç’rast ka ndikuar direkt në zhvillimin ekonomik në Komunën tonë, si dhe në uljen e papunësisë.
Në mandatin tonë të tretë, do të angazhohem fuqishëm në përkrahjen e sektorit privat në Malishevë, përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe lehtësirave tjera në të bërit biznes.
#Voto119 #PerMalishevenUrbane /TV Malisheva