Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në kuadër të fushatës, Kastrati po takon fermerë të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.
Ai ditën e sotme ka qëndruar në Fshatin e Ri, për t’i bërë një vizitë fermës “Ismeti”, raporton TV Malisheva.
Kastrati me këtë rast ka thënë se si qeverisje e Nismës në Malishevë, vazhdimisht i kanë përkrahur këto veprimtari, dhe ka premtuar që edhe në mandatin e tretë do ta rrisin këtë mbështetje, përcjell TV Malisheva.
Ja shkrimi i tij:
Sot ishim në Fshatin e Ri, për t’i bërë një vizitë fermës “Ismeti”, e cila përmes veprimtarisë së saj ka bërë të mundur që qytetarët e komunës sonë të furnizohen me produkte vendore dhe tejet cilësore.
Si qeverisje e Nismës në Malishevë, vazhdimisht i kemi përkrahur këto veprimtari, dhe sigurisht që edhe në mandatin tonë të tretë do ta rrisim këtë mbështetje, konkretisht përmes subvencionimit të qumështit 3-5 cent për litër, për të gjithë fermerët që bëjnë dorëzimin e këtij produkti nëpër pikat grumbulluese.
Voto 119 /TV Malisheva