Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka pritur kampionin Balllkanik atletin malishevas, Enis Bytyqin, pas suksesit të arritur në Kampionatin Ballkanik U-18, të mbajtur në Tivar të Malit të Zi, ku atleti Enis Bytyqi, në këtë kampionatë fitoi medaljen e artë në disiplinën 400 metra vrapim.
Me këtë rast kryetari Kastrati e priti dhe e përgëzoi Bytyqin për suksesin e arritur, duke i uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.
‘Ju sportistët jeni përfaqësimi më dinjitozë i komunës sonë dhe shtetit të Republikës së Kosovës, prandaj mbështetja institucionale nuk do të mungoi asnjëherë”, përfundoi Kastrati.
Trajneri i atleti Bytyqi, Adrian Mazreku foli për Ballkanikun, sfidat dhe garat e radhës siç është, Kampionati Evropian që do mbahet në Israel me 04-09.08.2022.
Ky kampionat i Ballkanikut ishte organizuar nga Federata Atletike e Serbisë, e cila shkaku i Republikës së Kosovës, organizimin e kishte transferuar në Mal të Zi.
/TV Malisheva