Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ezio Delfinon, presidentin e Drejtorive të Arsimit Profesional në Itali, së bashku me bashkëpunëtorë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kastrati ka njoftuar për bashkëpunimin që së shpejti do të realizohet mes dy palëve.

Ai ka theksuar se përmes këtij bashkëpunimi, do të orientohen të rinjtë drejt arsimit dhe aftësimit profesional.

/TV Malisheva 

Share.