Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar për ndëprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në këtë komunë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se për shkak të vështirësive të qytetarëve dhe bizneseve me energji elektrike, gjatë ditës së sotme ka shkuar tek KOSTT dhe ZRRE, për t’i shprehur këto shqetësime.

Ai ka ftuar institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa sa më shpejt për ta zgjidhur situatën e furnizimit me energji elektrike, teksa ka thënë se Malisheva nuk e meriton këtë krizë energjetike.

Postimi i tij i plotë:

/TV Malisheva 

Share.