Kandidatit të Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastratit, mbështetja i ka dhënë edhe ish mësuesit e tij, shkruan TV Malisheva.

Bëhet fjalë për mësuesen Mihrije Bytyqi dhe mësuesin Hysen Bytyqi nga Turjaka, të cilët përmes një videomesazhi bëjnë thirrje që për këto zgjedhje të votohet Ekrem Kastrati.

Ndërsa, për këto mesazhe, Kastrati ka falënderuar dy ish mësuesit e tij, duke thënë se është mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen që po ia japin.

“Përzemërsisht i falënderoj dy ish mësuesit e mi, mësuesen Mihrije Bytyqi dhe mësuesin Hysen Bytyqi, për këto fjalë të mira e emocionale dhe për gjithë këtë mbështetje që po më jepni në këtë garë politike për kryetar të Komunës së Malishevës”, shkruan Kastrati në profilin e tij në Facebook, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i Kastratit:

Përzemërsisht i falënderoj dy ish mësuesit e mi, mësuesen Mihrije Bytyqi dhe mësuesin Hysen Bytyqi, për këto fjalë të mira e emocionale dhe për gjithë këtë mbështetje që po më jepni në këtë garë politike për kryetar të Komunës së Malishevës.

Zotohem se, si kryetar i komunës së Malishevës do të punojmë maksimalisht për të mirën e Malishevës dhe ngritjen e cilësisë në arsim, që edhe vet Ju i keni kushtuar gjithë jetën.

Sinqerisht,

Ekrem Kastrati . /TV Malisheva

Share.