Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, shkruan TV Malisheva.

Kastrati përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka treguar ditwn e djeshme se ka vizituar banorët e fshatrave Bubël e Qypevë.

Madje, kandidati i Nismës ka theksuar se banorët e këtyre dy fshatrave, si kurrë më parë kanë vendosur që më 17 tetor të bëhen pjesë e fitores së subjektit të tij, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

Vullnetit të madh qytetarë për fitoren tonë pa ballotash sonte ju bashkuan edhe Bubli e Qupeva.

Mikpritje, vullnet, entuziazëm e përkushtim të madh, pamë sonte në takimin e jashtëzakonshëm me banorët e këtyre dy fshatrave, të cilët si kurrë më parë kanë vendosur që më 17 tetor të bëhen pjesë e fitores sonë bindëse!

Faleminderit Bubël dhe Qupevë për përkrahjen e madhe që po na jepni. /TV Malisheva

Share.