Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar fshatin Burim, shkruan TV Malisheva.

Kastrati thotë se nga ky fshat kanë marrë përkrahje të madhe, ndërsa thekson se ky është një mesazh se më 17 tetor do të fitojnë bindshëm.

“Mbështetja për ne po rritet çdo ditë e më shumë, sepse qytetarët tanë i besojnë vizionit tonë për Malishevën Urbane”, shkruan Kastrati.

Ja shkrimi i tij:

NISMA është alternativa e vetme në fshatin Burim.

Si çdo herë edhe mbrëmë, përkrahja e madhe që kishim nga ky fshat, është mesazh i qartë se më 17 tetor do të fitojmë bindshëm, për të vazhdur qeverisjen e mirë edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeçarë.

Mbështetja për ne po rritet çdo ditë e më shumë, sepse qytetarët tanë i besojnë vizionit tonë për Malishevën Urbane.

#Voto119 #PërMalishevënUrbane /TV Malisheva

 

Share.