Kandidati i Nisma Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar se në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar fshatin Llapqevë, shkruan TV Malisheva.

Kandidati i Nismës ka potencuar se mbështetja e madhe që i kanë dhënë banorët e Llapqevës, janë dëshmia më e mirë se në këto tetë vite të qeverisjes së tyre në Malishevë ky fshat ka përjetuar një zhvillim të hovshëm.

Sipas Kastratit, subjekti i tij politik është alternativa më e mirë për banorët e këtij fshati, raporton TV Malisheva.

Ja postimi i tij:

NISMA është alternativa më e mirë për banorët e Llapqevës

Mbështetja e madhe që morëm nga qytetarët e Llapqevës, është dëshmia më e mirë se, në këto tetë vite të qeverisjes së Nismës në Malishevë, ky fshat ka përjetuar një zhvillim të hovshëm, si në infrastrukturë ashtu edhe në sektorë tjerë të domosdoshëm.

U jam shumë mirënjohës banorëve të këtij fshati, të cilët kanë vendosur që më 17 tetor të votojnë për numrin 119.

#Voto119#PërMalishevënUrbane /TV Malisheva

Share.